16 policë të dëmtuar, Koçiu: Kam kërkuar që të vendosen para përgjegjësisë…
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka vizituar në QSUT, 16 efektivët e Policisë së Shtetit të lënduar gjatë protestës së sotme të Partisë Demokratike. Koçiu, tha se qëllimi i vetëm i kësaj proteste ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit, ndërsa e cilësoi dhunën barbare. “Kam kërkuar që të vendosen para përgjegjësisë të gjithë ata që sot u bënë pjesë e një dhune barbare. Qëllimi i vetëm i protestës së sotme ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit. Ligjet, institucionet dhe njerëzit që zbatojnë ligjin duhet të respektohen”, u shpreh Koçiu.
Burimi:
opinion.al