15 vite të ngujuar/ Djali vrau fqinjin, babai kërkon pajtim: Na falni gjakun!
Reshit Gjata SHKODËR- Babai i Agim Gjatës, i cili u arrestua në vitin 2022 për vrasje të kryer në vitin 2011 ka kërkuar që të falet gjaku. Reshit Gjata u shpreh për “Euronews” se ka 15 vite që jeton i ngujuar, pasi djali i tij ka ekzekutuar me armë në fshatin Barbullush 61-vjeçarin Ndoc Çeliku në vitin 2011. Teksa ka folur për ngjarjen e ndodhur 15 vite më parë, Reshit Gjata tregon vështirësitë që po kalon familja e tij për shkak të ngujimit. Ai shprehet se ka tentuar që të kërkojë falje, po ashtu edhe rrethi i tij miqësor, por nuk ia kanë arritur. “Do t’i bijsha ngjunj. Falje, falje, falje! Se nuk fitojmë asgjë. Falje, falje, falje se është e shkrujt prej të madhit...
Burimi:
zeri.ai