15 vite nga 21 Janari/ 4 protestues u vranë para Kryeministrisë, SPAK ka në dorë hetimin

15 vite nga 21 Janari/ 4 protestues u vranë para Kryeministrisë, SPAK ka në dorë hetimin

Kjo e mërkurë shënon 15 vite nga protesta e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër qytetarë. Katër personat që mbetën të vrarë, po protestonin para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja (sot PL) qeverisnin së bashku dhe kryeministër atëherë ishte Sali Berisha, ndërkohë Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm. Protesta e 21 janarit 2011 u mbyll me katër viktima, tre të vrarë me armë zjarri në harkun e dhjetë minutave dhe një i plagosur rëndë që ndërroi  jetë pak ditë më vonë. Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë viktimat e 21 janarit. Familjarët e tyre akoma sot presin drejtësi. Me një urdhër të...