15 parti në një front të përbashkët, Hasimja: Qeveri tranzitore dhe protestë kombëtare më 20 shkurt
Rreth 15 parti politike opozitare dhe lëvizje qytetare janë bashkuar në një platformë të përbashkët veprimi, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike dhe duke bërë thirrje për një protestë kombëtare më 20 shkurt. Në përfundim të një takimi disorësh, u prezantuan pesë pikat kryesore të marrëveshjes, të cilat synojnë të unifikojnë veprimin opozitar kundër qeverisë. Në një deklaratë për mediat, politologu Ermal Hasimja, pas përfundimit të tryezës së opozitës të thirrur prej tij, u shpreh se rreth 15 parti politike opozitare dhe një lëvizje qytetare kanë rënë dakord për një platformë të përbashkët veprimi kundër qeverisë. Sipas tij, tryeza prodhoi katër vendime konkrete: një qëndrim të unifikuar kundër çdo ndërhyrjeje ligjore që cenon drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, mbështetje për një sistem drejtësie kushtetuese...
Burimi:
gijotina.com