140 milionë euro për rrugën Kardhiq–Delvinë, tuneli i Skerficës shfaq defekte, uji depërton brenda
Tuneli i Skerficës, pjesë e rrugës Kardhiq–Delvinë, po kthehet në një tjetër shembull problematikash në investimet publike, pasi uji ka depërtuar në brendësi të tij vetëm pak kohë pas përfundimit, duke rrezikuar kështu jetën e kalimtarëve. Në disa segmente të tunelit vërehen rrjedhje të vazhdueshme uji, që jo vetëm vështirësojnë qarkullimin, por ngrenë dyshime serioze mbi standardet e ndërtimit, ndërsa autoritetet mbeten përgjegjëse për monitorimin dhe mirëmbajtjen e veprave të tilla infrastrukturore. Tuneli u prezantua me bujë nga qeveria si një investim strategjik, pjesë e aksit Kardhiq–Delvinë, me synimin për të lidhur më shpejt zonat e brendshme me bregdetin dhe për të përmirësuar infrastrukturën rrugore të jugut. Vlera e tunelit të Skerficës llogaritet në dhjetëra milionë euro dhe përbën një nga elementet më të kushtueshme...
Burimi:
sot.com.al