14-vjeçari thyen xhamat e një marketi/ I mituri tenton të grabisë, shoqërohet nga policia
Një 14 vjeçar është shoqëruar nga policia e Krujës pasi mbrëmjen e së mërkurës ka thyer xhamat e një marketi në tentativë për ta grabitur. Ngjarja është shënuar në qendër të qytetit të Krujës. 14-vjeçari është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje nga psikologu. Të miturit i janë gjetur rrobat dhe çekiçi që ka përdorur. Njoftimi i Policisë: “Krujë/Tentoi të vidhte me thyerje, në një market në pedonalen e qytetit, identifikohet dhe shoqërohet pak orë pas krimit, autori i dyshuar. Sekuestrohen sendi i fortë (çekiç) me të cilin 14-vjeçari theu xhamat e subjektit, dhe veshjet që mbante në momentet e krimit. Menjëherë pas njoftimit për një tentativë për vjedhje me thyerje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një market në...
Burimi:
sot.com.al