130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV
Kisha Katolike Shqiptare i ka dërguar një ftesë zyrtare Papa Leonit XIV për të vizituar Shqipërinë. Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dom Mark Pashkja tha se deri më tani ende nuk ka një përgjigje konkrete. Kjo gjë u bë e ditur gjatë konferencës në Shkodër të Kishës Katolike në prezantimin e programit për kremtimet e 130 vjetorit të shpalljes së “Zojës së Këshillit të Mirë”, Pajtore e Shqipërisë ku do të ketë një sërë aktivitetesh të rëndësishme dhe i pranishëm do të jetë një prej kardinalëve më me peshë të Vatikanit. Për kishën katolike 130-vjetori i Pajtores së Shqipërisë është një moment historik që do të kremtohet në praninë e një sërë personalitetesh të rëndësishme.
Burimi:
kohajone.com