11 ditë e bllokuar prej rrëshqitjes së dherave, hapet nesër për qarkullim aksi Qukës–Qafë Plloçë
Pas bllokimit total në fillim të muajit si pasojë e rrëshqitjeve masive të dherave, rruga Qukës – Qafë Plloçë tashmë është hapur pjesërisht. Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë ndërkohë duhet theksuar që është bërë largimi i gjithë masivit shkëmbor që ra rreth 10 ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë qarkun e Korçës. Aktualisht firma është duke pastruar trupin e rrugës nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme. Kujtojmë që kjo rrugë herë pas here ka pasur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dherave dhe shkëmborëve nga skrapatat gjë që ka...
Burimi:
argjiroja.net