10-vjetori i reformës në drejtësi, Begaj: Përgjigja ndaj një krize të thellë besimi

10-vjetori i reformës në drejtësi, Begaj: Përgjigja ndaj një krize të thellë besimi

Në fjalën e tij në Gjykatën e Lartë për çeljen e vitit të ri gjyqësor, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u ndal te 10-vjetori i reformës në drejtësi. Ai vlerësoi arritjet e reformës duke u shprehur se i ka bërë qytetarët të besojnë se epoka e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. Njëkohësisht, theksoi se pavarësia e gjyqësorit, si bosh i reformës, shkon përkrah me përgjegjësinë dhe integritetin. Në fund të fjalës së tij, Begaj theksoi mbështetjen e fortë ndaj sistemit gjyqësor. Hapi i radhës në këtë vit të ri gjyqësor duhet të jetë kalimi nga reforma në drejtësi në drejtësi funksionale, tha Begaj. Ai u ndal edhe te vonesat e sistemit gjyqësor, temë që u prek edhe nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në...