“10 për hundë”/ Përgjimet nga burgu i Elbasanit, si organizohej furnizimi me drogë për të paraburgosurin Gerald Stamolla
Është hedhur dritë mbi përgjimet telefonike të Esmeralda Komicit, e afërme e të paraburgosurit Gerald Stamolla, e cila dyshohet se ishte e përfshirë në sigurimin dhe dërgimin e lëndëve narkotike në ambientet e burgut. Sipas dosjes që disponon Anlia Hoxha, bisedat janë regjistruar në periudhën 25 qershor–10 korrik 2025, gjatë së cilës Komici komunikon disa herë në telefon me Stamollën, i cili ndodhej i paraburgosur në IEVP Elbasan. Në këto komunikime, Stamolla i kërkon asaj të kryejë porosi për sigurimin e drogës. Në një nga bisedat, i paraburgosuri i shpjegon të afërmes se një person tjetër do ta kontaktojë për t’i dorëzuar “cigaren” në qytetin e Elbasanit dhe më pas t’ia kalojë një çifti të tretë. Komici shfaq hezitim për shkak të mungesës së parave,...
Burimi:
top-channel.tv