Aktorja Gwyneth Paltrow feston 54-vjetorin
27 September, 2026 - 18:30 Aktorja amerikane dhe sipërmarrësja Gwyneth Paltrow feston sot, më 27 shtator, 54-vjetorin e lindjes. E lindur në Los Angeles në vitin 1972, Paltrow u bë një nga emrat më të njohur të kinemasë amerikane gjatë viteve ’90. Karriera e saj mori një kthesë të rëndësishme me filmin Shakespeare in Love (1998), ku interpretoi Viola de Lesseps. Për këtë rol ajo fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë, si edhe një Golden Globe. Në vitet që pasuan, Paltrow u shfaq në filma të njohur si The Talented Mr. Ripley, The Royal Tenenbaums, Iron Man dhe The Avengers. Roli i Pepper Potts në universin Marvel e riktheu atë në qendër të vëmendjes së publikut global. Përveç aktrimit, Paltrow është themeluese e...
Burimi:
kultplus.com