Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktori amerikan Richard Gere, i angazhuar prej kohësh personalisht me çështjen e emigracionit, ka publikuar një video-apel në mbështetje të ActionAid, ku kërkon respektimin e të drejtave të emigrantëve dhe kundërshton normalizimin e ndalimit, dëbimit dhe transferimit të tyre jashtë kufijve evropianë. “Ata e bëjnë këtë në kërkim të dinjitetit dhe sigurisë”, thotë aktori për njerëzit që largohen nga vendet e tyre, duke theksuar se “të gjithë kemi të njëjtat të drejta”. Gere shpreh shqetësim edhe për ndryshimin e mënyrës se si emigrantët po paraqiten në debatin publik. “Frika po zëvendëson dhembshurinë. Njerëzit po reduktohen në numra, probleme ose kërcënime”, deklaron aktori. Sipas Gere, migracioni është një sfidë e kohës sonë, por menaxhimi i tij nuk duhet të cenojë të drejtat e njeriut. “Migrimi mund...
Burimi:
gijotina.com