Aktori gjerman August Diehl do të nderohet me çmimin e filmit “Europa”

Aktori gjerman August Diehl do të nderohet me çmimin e filmit “Europa”

Aktori gjerman August Diehl, i njohur ndërkombëtarisht për rolin e tij në filmin e Quentin Tarantinos, “Inglourious Basterds”, do të nderohet me çmimin e filmit “Europa”. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Braunschweig njoftoi sot se aktori 50-vjeçar do të marrë këtë çmim, si vlerësim për kontributin e tij si një nga aktorët më të njohur gjermanë të roleve karakteristike në skenën ndërkombëtare. Çmimi ka vlerën prej 25 mijë eurosh dhe është më i larti në vlerë monetare që jep ky festival. Diehl do ta marrë atë më 14 nëntor, gjatë zhvillimit të festivalit. Në njoftimin e tij, festivali theksoi se Diehl është një aktor që spikat si në prodhimet e mëdha të Hollivudit, ashtu edhe në filmat artistikë më të veçantë. Ajo që e bën...