Aktivisti proteston i vetëm: Ku janë partitë e vogla dhe simpatizantët e paguar nga Rama për të larguar opozitën?
Aktivisti Erald Ndoj, ka protestuar i vetëm ditën e sotme përpara Ministrisë së Arsimit, duke ngritur një pyetje thelbësore në lidhje me aktivizmin e partive të vogla dhe ‘aktivistëve të zjarrtë’, të cilët shfaqen saherë ka protesta masive dhe kamera, të gatshëm për të krijuar incidente me opozitën. Ndoji ka protestuar në shesh përpara Kryeministrisë prej 1 qershorit, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministit Edi Rama, por sot ai akuzon partitë e vogla dhe aktivistët e partisë së Arlin Qorrit si të paguar nga Edi Rama, të cilët janë gati për incidente sa herë bashkohet opozita në protestë. ‘Pse nuk vijnë në protestë këta aktivistët që janë gati për incidentet, apo i pagun mirë Rama që me largu opozitën’, shprehet Ndoj në mesazhin e tij...
Burimi:
syri.net