Aktivisti lirohet nga burgu, por autoritetet iraniane nuk i kthejnë sendet personale
Kur aktivistja Sanaz Yekta u kthye në shtëpi pasi u lirua në shkurt nga burgu famëkeq i Iranit, Evin, shumë prej sendeve të saj mungonin. Policia kishte bastisur banesën e saj në kryeqytetin Teheran, pasi ajo ishte arrestuar dhe akuzuar në vitin 2025 për fyerjen e liderit suprem. Sipas saj, policia i kishte marrë, ndër të tjera, stolitë e saj prej ari dhe argjendi, si dhe orën inteligjente. Pavarësisht se 46-vjeçarja u lirua, autoritetet po i mbajnë sendet e saj dhe po e sfidojnë gjykatën e cila urdhëroi që t’i ktheheshin ato. “Vërtet nuk e di se si duhet t’i kthej sendet e mia”, tha Yekta në një intervistë për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë. “Unë vërtet kam nevojë për këto sende”, tha...
Burimi:
syri.net