Aktivisti Lika: Shqipëria është pronë e 5 personave dhe të tjerët janë të detyruar të largohen

Aktivisti Lika: Shqipëria është pronë e 5 personave dhe të tjerët janë të detyruar të largohen

Aktivisti Edison Lika iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin masivisht në shesh për të mundësuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi përpara protestuesve në sheshin përpara Kryeministrisë, se Shqipëria është bërë ‘pronë’ e një grushti personash, ndërsa qytetarët e thjeshtë po detyrohen që të largohen jashtë për shkak të situatës. “Një i ri sot në Shqipëri e ka të pamundur të blejë një apartament dhe të krijojë familje. Kjo është axhenda e Ramës kundër familjes. Ndër të tjera a e dini se sa e ka dëmtuar pronën private Edi Rama? Shqipëria iu është shitur një dore oligarkësh. Tanimë nuk kemi as pronë publike dhe as private. Pra Edi Rama është kundër këtyre vlerave. Na thoni sa të lirë jeni nën sundimin...