Aktivisti Arben Kola: Tradhtarët ndiqini me vezë e domate, mundësisht edhe me bajga lopësh
Nga foltorja e protestës përballë Kryeministrisë, në ditën e 92-të të tubimit qytetar, aktivisti Arben Kola ka adresuar disa akuza ndaj qeverisë, teksa u ndal te situata në Kukës dhe verilindje. Kola deklaroi se mazhoranca nuk gëzon më mbështetje në këtë zonë, ndërsa kritikoi qeverinë për atë që e cilësoi si braktisje dhe shpopullim të Kukësit. “Shqiptarët janë mbledhur për t’i thënë ‘shporru’ kësaj qeverie. Sot të pabesët dhe patronazhistët e nisën ‘besën’ në qytetin e besës, në Kukës”, deklaroi ai. Aktivisti tha se banorët e Kukësit vijojnë të presin dëmshpërblimet për tokat e përmbytura nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk ka bërë mjaftueshëm për zhvillimin e zonës. Në fund të fjalës së tij, Kola u bëri thirrje protestuesve për...
Burimi:
gijotina.com