“Akte që kërcënojnë paqen”/ Sulmet në Riad, Rama: Houthit dhe sponsorët iranianë të mbajnë përgjegjësi

“Akte që kërcënojnë paqen”/ Sulmet në Riad, Rama: Houthit dhe sponsorët iranianë të mbajnë përgjegjësi

edi rama-pamje nga sulmet ne riad TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet e grupit Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Mbreti Khalid në Riad. Përmes një postimi në "X", Rama shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Mbretërinë Saudite dhe popullin e saj, teksa pëcolli ngëshëllimet për familjarët e viktimave. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, duke paralajmëruar se këto akte kërcënojnë paqen rajonale.  Në përfundim, Rama kërkoi që përgjegjësit "Huthët" të mbajnë përgjegjësi, ndërsa bëri thirrje për ndalimin e menjëherëshëm të këtyre sulmeve. Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite fajësoi rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemenin fqinj. Reagimi i plotë: Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e...