AKSK apelon qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

AKSK apelon qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apelon qytetarët të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese që përdorin emrin e DPSHTRR-së dhe pretendojnë se keni shkelje apo detyrime të papaguara. Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët këshillohen të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare përmes këtyre mesazheve. Postimi i plotë Keni marrë një SMS për një shkelje të trafikut? Kujdes nga mesazhet mashtruese! Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve mashtruese që përdorin emrin e DPSHTRR-së dhe pretendojnë se keni shkelje apo detyrime të papaguara. Mesazhe si ky në foto ju nxisin të klikoni në një lidhje mashtruese dhe të vendosni të dhënat tuaja, duke ju kërcënuar me penalizime...