Aksioni në Sarandë! Hetimi 2 mujor çon në pranga 20 persona, mes tyre ‘kokën’ e rrjetit, sekustrohet kokainë, kanabis e armë
pamje nga arrestimet SARANDË-Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e 5 shtatorit në qytetin bregdetar. Operacioni, i koduar "Vjeshta" u finalizua pas 2-muajsh hetime të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë. Pëfundimi i hetimeve çoi në arrestimin e 20 personave, mes të cilëve edhe Altin Arapi, i njohur në Sarandë me nofkën "Boraqi". Arapi dyshohet se ishte në krye të rrjteit të drogës në qytetin bregdetar. Droga shitej në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në dhjetëra doza me qëllim shitjen, 4 automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash, në lekë dhe euro dhe...
Burimi:
zeri.ai