Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Aksion në burgun e Bradasheshit, pas Veliajt transferohet edhe Ergys Agasi

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo ka firmosur urdhrin për transferimin e Ergys Agasit nga burgu u Bradasheshit, ku ai ndodhet në paraburgim që pas arrestimit. Forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkuan në paraburgimin e Bradasheshit, ku ndodhet Agasi, për të kryer procedurat e transferimit. Ndërkohë për arsye sigurie, mbahet sekret burgu se ku ai do të transferohet. Megjithate burime për JavaNews thone se Agasi do te transferohet ne Fier. Kujtojmë që një ditë më parë u transferua nga burgu i Durrësit po në atë të Fierit edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Biznesmeni Ergys Agasi u arrestua më 26 gusht 2026 në zonën e Plepave, në hyrje të qytetit të Durrësit, pas disa muajsh në kërkim. Sipas SPAK ndaj...