Aksion i madh policor 4 qytete nën aksion policor
Aksion kundër kontrabandës së barnave, raportohet për gjashtë të arrestuar Policia po zhvillon një operacion në disa lokacione në Shkup, përfshirë Çairin, si dhe në Tetovë e Gjevgjeli, në kuadër të një hetimi për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me barna e suplemente ushqimore. Sipas informacioneve jozyrtare, deri tani janë arrestuar gjashtë persona. Ndërkohë, po kërkohen edhe persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në rast, mes të cilëve raportohet se ka punonjës të Drejtorisë së Doganave. Kontrollet dhe bastisjet po kryhen në më shumë se dhjetë lokacione. Gjatë ndërhyrjeve në subjekte juridike në Shkup dhe Tetovë, është zbuluar një magazinë me lloje të ndryshme barnash. Gjithashtu, është sekuestruar një makinë për ekstraktimin e vajit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, operacionin e zhvillon Departamenti...
Burimi:
lajme.al