Aksion antidrogë në Tiranë, goditen 8 grupe shpërndarësish pranë shkollave
Detaje të reja zbardhen nga operacioni i një dite më parë për goditjen e shpërndarësve të drogës që vepronin pranë shkollave në kryeqytet. Personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim në operacionin e Antidrogës së Tiranës të finalizuar një ditë më parë me 31 të arrestuar, dyshohet se vepronin përmes të paktën 8 grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të shtrira në disa zona të Tiranës, përfshirë Laprakën, Brakën, Jordan Misjen, Selitën, Yzberishtin, Alliasin, Tregun Elektrik dhe Qytetin Studenti. Në secilin prej këtyre grupeve janë identifikuar nga 3 deri në 4 persona të dyshuar si shitës të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, kur njëri prej grupeve nuk kishte më lëndë narkotike në dispozicion, klientët orientoheshin drejt grupeve të tjera të rrjetit. Aktiviteti i tyre...
Burimi:
kohajone.com