Aksidenti tragjik në Bosnjë-Hercegovinë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian: 4 viktima dhe 12 të plagosur

Aksidenti tragjik në Bosnjë-Hercegovinë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian: 4 viktima dhe 12 të plagosur

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar pasditen e së enjtes në veri të Bosnjë-Hercegovinës, ku një helikopter ushtarak italian është rrëzuar në zonën e Brçkos. Bilanci paraprak i ngjarjes është tragjik pasi kanë humbur jetën katër persona, ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mjeti fluturues një CH- 47 Chinook ishte në shërbim të misionit evropian të paqeruajtjes EUFOR Althea. Sipas informacioneve të raportuara helikopteri po kryente një operacion rutinë në zonën e Gorices kur ndodhi aksidenti. Menjëherë pas rrëzimit, ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje për t'u ardhur në ndihmë personave të prekur. Të plagosurit u transportuan për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi ngjarjen. Ministria italiane e Mbrojtjes ka konfirmuar se...