Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)
Ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit 75-vjeçari Baftjar Shahaj i cili u aksidentua më herët në aksin rrugor Levan–Vlorë. I moshuari ishte transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Sipas informacionit paraprak të policisë, këmbësori ishte identifikuar fillimisht si 74-vjeçar, banues në fshatin Levan, ndërsa automjeti që e përplasi drejtohej nga një 58-vjeçar. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
javanews.al