Aksidenti i rëndë merr jetën e 20-vjeçarit, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të Policisë, automjeti drejtohej nga 20-vjeçari me inicialet A. K., i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri C. N., rreth 20 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i automjetit, A. K., si dhe një tjetër pasagjer, i mitur rreth 15 vjeç. Për shkak të dëmtimeve të marra, dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor të specializuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë...
Burimi:
ntv.al