Aksidentet tragjike me 115 viktima, BE nis hetimet për keqpërdorimin e fondeve në hekurudhat spanjolle
Prokurorët e Bashkimit Evropian kanë nisur hetimet për keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të BE-së, të cilat ishin destinuar për përmirësimin e linjës hekurudhore në Spanjë, ku një aksident treni shkaktoi vdekjen e 69 personave javën e kaluar. Prokurorët, të mbështetur nga një njësi e posaçme e forcave të sigurisë Guardia Civil të Spanjës, deklaruan se hetimi po zhvillohej në zyrat e autoritetit të infrastrukturës hekurudhore Adif dhe të Agjencisë së Sigurisë Hekurudhore AESF. Aksidenti i 28 tetorit në linjën e trenave me shpejtësi të lartë Madrid-Sevilje ishte një nga katastrofat më të rënda hekurudhore në Evropë gjatë këtij shekulli. Ky është hetimi i dytë i BE-së për mashtrim me fondet në sektorin hekurudhor të Spanjës, i nisur këtë vit, pasi 46 persona humbën jetën...
Burimi:
javanews.al