Aksident tragjik në Mirditë! Makina del nga rruga dhe bie në greminë, një i vdekur dhe dy të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kurbnesh të Mirditës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë nxjerrë nga zona ku përfundoi automjeti dhe janë transportuar drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri në këto momente nuk ka informacion të mëtejshëm lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ende nuk dihen shkaqet që kanë bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e automjetit dhe të dalë nga rruga. Mirditë/Informacion paraprak Njoftimi i policise Në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë...
Burimi:
gijotina.com