Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Një aksident u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Nea Peramos të Kavallës, ku kanë humbur jtën dy të rinj shqiptarë. Viktimat janë identifikuar si Ardit Elezi, 34 vjeç, dhe Mariglen Nofulla, 36 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Nea Peramos me zonën e Ammolofoit, ku motori i drejtuar nga 34-vjeçari është përplasur fuqishëm me monopatinën elektrike me të cilën udhëtonte 36-vjeçari. Si pasojë e përplasjes së fortë, Arditi ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë, Marigleni është transportuar në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale me urgjencë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit.
Burimi:
gijotina.com