Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

Aksident tragjik në Gjermani, dy të vdekur dhe 19 të lënduar në autobusin me turistë filipinas

  Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë dërguar në spital, pasi një autobus turistik u përmbys pranë Mynihut, në Gjermani. Autobusi, i cili transportonte rreth 35 turistë, kryesisht me origjinë filipinase, po udhëtonte nga Milano drejt Mynihut për të marrë pjesë në festivalin e famshëm të birrës Oktoberfest. Sipas policisë lokale, aksidenti ndodhi rreth orës 05:41 të mëngjesit, kur autobusi doli nga rruga dhe u përmbys në një zonë me shkurre pranë Fürstenfeldbruck, transmeton Telegrafi. Zëdhënësi i policisë, Martin Cornils, tha se gjashtë persona u transportuan me helikopterë shpëtimi, ndërsa dy të tjerë u dërguan me ambulanca në spitalet e afërta. Në total, 19 persona kanë përfunduar në spital, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit. Deri tani nuk...