Aksident tragjik në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe: 14 të vdekur dhe 30 të plagosur, përfshihen 18 automjete dhe 5 kamionë

Aksident tragjik në Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe: 14 të vdekur dhe 30 të plagosur, përfshihen 18 automjete dhe 5 kamionë

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë rrugor në emiratin Fujairah të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku u përfshinë 18 automjete dhe pesë kamionë. Ngjarja ndodhi të enjten, më 12 nëntor. Sipas Policisë së Fujairah, aksidenti në Fujairah konsiderohet një nga më vdekjeprurësit në historinë e vendit, raporton Klan News Kosova, partner i Nacionale në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e emergjencës dhe grupet e specializuara për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila konfirmoi në një deklaratë se bilanci fillestar i ngjarjes është 14 të vdekur dhe 30 të plagosur. Autoritetet vijojnë procedurat në...