Aksident tragjik në Francë, autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet edhe për viktima!
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 6 nëntorit në Francën lindore, ku një autobus që transportonte nxënës ka dalë nga rruga dhe është përplasur fuqishëm me një pemë. Aksidenti ka shkaktuar disa viktima, ndërsa ende nuk ka një bilanc përfundimtar të të dëmtuarve. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Lent, në verilindje të Lionit dhe rreth 55 kilometra nga kufiri me Zvicrën. Sipas të dhënave të bëra publike nga kryebashkiaku Yves Cristin, autobusi ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor, ku është përplasur me një pemë. Pas aksidentit, në vendngjarje janë mobilizuar forcat e emergjencës, të cilat po punojnë për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur. Ministria franceze e Arsimit dhe...
Burimi:
javanews.al