Aksident tragjik në Cërrik, motorri përplaset me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari

Aksident tragjik në Cërrik, motorri përplaset me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari

Një aksident tragjik ka tronditur mbrëmjen në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së motomjetit me një shtyllë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi O. M., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit me të cilin po udhëtonte. Për pasojë, motomjeti ka dalë nga trajektorja dhe është përplasur me një shtyllë. Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në motomjet ndodhej edhe një pasagjer, D. C., 17 vjeç, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, 17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë...