Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në fshatin Moravë, ku një 63-vjeçar që lëvizte me biçikletë ka humbur jetën. Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, kur automjeti që drejtohej nga shtetasi J. D. është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi K. S., 63 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe një këmbësore, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital. Sipas Policisë, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e përplasjes. Njoftimi i plotë: Berat/Informacion paraprak...