Aksident tragjik në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes ka humbur jetën Ermal Lula, shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tij shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe efektivët e policisë, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e rrethanave të aksidentit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e përplasjes mes automjetit dhe mjetit të...
Burimi:
argjiroja.net