Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë
Një burrë ka mbetur i plagosur sonte në një aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, raporton noa.al. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), kur automjeti që drejtohej nga shtetasi Agron Biçakaj, 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Agur Shahaj, 74 vjeç, banues në fshatin Levan. Burri në moshë të thyer është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.
Burimi:
javanews.al