Aksident në Unazën e Fierit, “Toyota” përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit!

Aksident në Unazën e Fierit, “Toyota” përplaset me murin e një banese, plagoset drejtuesi i mjetit!

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Unazën e qytetit të Fierit (2 tetor). Një automjet tip Toyota ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit. I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.