Aksident në Ksamil, të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë
Aksident në Ksamil, të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Ksamil, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, automjeti është përplasur me një shtyllë. Fatmirësisht, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar vetëm lëndime të lehta, ndërsa drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime. Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po kryen veprimet përkatëse për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Saranda Web
Burimi:
shkodraweb.com