Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje të Korçës, ku ka humbur jetën drejtuesi i një motoçiklete. Sipas të dhënave paraprake, në aksident është përfshirë edhe një punonjës i Policisë së Qarkullimit, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin dhe po udhëtonte me automjetin e tij. Nga përplasja, drejtuesi i motomjetit, një 60-vjeçar, ka marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, punonjësi i Policisë është transportuar me urgjencë në Spitalin e Korçës, ku raportohet se ndodhet në Reanimacion dhe po merr ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen fatale.
Burimi:
gijotina.com