Aksident në Gramsh, përplasen dy automjete, plagosen dy persona
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në territorin e Bashkisë Gramsh, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Gramshit. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet, kryesisht në pjesën e përparme të tyre. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi:
syri.net