Aksident në Fier/ Përplaset 62-vjeçari me motomjet, dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Aksident në Fier/ Përplaset 62-vjeçari me motomjet, dërgohet me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Kurjan–Roskovec. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, 62-vjeçari po udhëtonte me motomjet kur është përplasur me një mjet teknologjik tip “pirun ngritës”, i cili drejtohej nga një 34-vjeçar. Përplasja ka shkaktuar dëmtime në këmbët e 62-vjeçarit. Për shkak të gjendjes së tij dhe nevojës për trajtim të specializuar, ai është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.