Aksident në Fier – Levan/ Makina përplaset me autobuzin, plagoset pasagjerja
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Levan, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, ku janë përfshirë një automjet dhe një autobus urban i linjës Fier–Ferras. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Volkswagen Polo”, që drejtohej nga një i moshuar, dyshohet se gjatë një parakalimi të gabuar është përplasur me autobusin urban. Si pasojë e përplasjes, një pasagjere që udhëtonte në autobus ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të plota të tij.
Burimi:
syri.net