Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona

Një parakalim i gabuar dyshohet se është bërë shkak për një aksident me dy automjete, në afërsi të kryqëzimit të Gocajve, përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të automjeteve dhe të një pasagjeri. Të tre të dëmtuarit janë transportuar në spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit të tretë nuk ka pësuar dëmtime. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.