Aksident në aksin Qafë Plloçë-Qukës, lëndohet një grua
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në fshatin Karkavec, në aksin e ri Qafë Plloçë-Qukës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë ka mbetur e plagosur një grua. Xhire Xhafer Korriku është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Skoda”, me targa greke që drejtohej nga Liman Dapeshi, me origjinë nga Greqia, dhe një automjet tip “Benz” që drejtohej nga Lorenc Denas. Policia pritet të kryejë veprimet hetimore për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Burimi:
kohajone.com