Aksident në aksin Korçë-Qafë Plloçë, përplasen dy mjete, 3 të plagosur

Aksident në aksin Korçë-Qafë Plloçë, përplasen dy mjete, 3 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Korçë-Qafë Plloçë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.  Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre persona. Të lënduarit janë transportuar për në spitalin e Pogradecit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ndodhet Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.