Aksident me vdekje në Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari, 4 të plagosur
jë aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”. Sipas informacionit paraprak të Policisë, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 40 vjeç, dhe një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit “Audi”, D. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit “Benz”, G. M., si dhe tre pasagjerë që udhëtonin në automjetin “Audi”, janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Burimi:
argjiroja.net