Aksident i rëndë pranë tunelit të Murrizit, 2 viktima dhe 5 të plagosur (EMRAT)
pamje nga vendngjarja DIBËR- Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar. Viktimat janë identifikuar, ku raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani, dhe pasagjerja Maltina Ferati. Të plagosurit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor. Njoftimi i policisë: Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues...
Burimi:
zeri.ai