Aksident i rëndë në Pogradec-Drilon, kamioni përplas një biçiklist

Aksident i rëndë në Pogradec-Drilon, kamioni përplas një biçiklist

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Pogradec-Drilon. Sipas informacioneve paraprake, një kamion ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë, pranë hyrjes së një kantieri ndërtimi. I plagosuri është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Pritet që ai të dërgohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.