Aksident i rëndë në Himarë! Automjeti përmbyset në rrugë, tre persona nisen urgjent në spital

Aksident i rëndë në Himarë! Automjeti përmbyset në rrugë, tre persona nisen urgjent në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në Himarë. Rreth orës 05:00 është njoftuar shërbimi për një automjet që ishte përmbysur në rrugë. Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit. Me mbërritjen në vend, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar. Të tre të lënduarit janë transportuar me ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe gjendja shëndetësore e të dëmtuarve. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.