Aksident i rëndë në Durrës/ Makina merr para shtyllën elektrike dhe 2 automjete, shoferi në gjendje të rëndë
Një tjetër aksident i rëndë rrugor është regjistruar brenda pak orësh në qytetin e Durrësit. Një automjet, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, është përplasur me një shtyllë elektrike në rrugën kryesore Spital–Porto Romano, duke goditur edhe dy automjete të tjera. Nga burime për SYRI-n, mësohet se si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit i moshës 33-vjeç është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende për t'u sqaruar.
Burimi:
syri.net